Rashica: Duam tri pikë ndaj Bullgarisë

09 qershor 2019 | 17:56

Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës mund të fitoj tri pikët në përballje me Bullgarinë.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë t’i fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e kaluar. Jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin për të fituar tri pikë”, ka thënë Rashica.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë ka qenë golashënues në ndeshjen e fundit që Kosova e luajti me Malin e Zi (1-1).

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për…