Rashica është shumë i lumtur në Galatasaray

16 dhjetor 2022 | 11:41

Milot Rashica ka filluar të lë gjurmë te skuadra e madhe turke Galatasaray. Futbollisti “dardan” është bashkuar me klubin turk si huazim nga Norwich City, derisa dëshira e drejtuesve të Galatasarayt është që ta blejnë përfundimisht Rashicën.

Menaxheri i Rashicës, Aykut Erçetin, ka thënë se dëshira e sulmuesit është të qëndrojë në Stamboll, aty ku edhe familja e tij ndihet mirë dhe është e lumtur.

“Nuk e dimë ende se sa kërkon Norwich City për të ta lënë të lirë Rashicën, por do të bëhet e qartë me kohë. Tifozët e Galatasarayt e duan Milotin dhe duan që ai të qëndrojë. Lojtari është, gjithashtu, shumë i lumtur këtu. Familja e tij, gjithashtu, e pëlqen këtë vend dhe ai dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Erçetin.

26-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani me Galatasarayn, duke shënuar dy gola e asistuar në dy të tjerë. Norwich City kishte paguar 11 milionë euro për transferimin e Rashicës në verën e vitit 2021 nga Werder Bremen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe njëri nga nismëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të…