Rashica fiton besimin e trajnerit Yalcin

25 shtator 2025 | 14:07

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica është kthyer me asistim dhe fitore te skuadra e Beshiktashit pas rikuperimit nga lëndimi.

Rashica ishte i pazëvendësueshëm në fitoren 4:0 te Beshiktashit në duelin e mbetur në udhëtim te Kayserispori.

Madje, Rashica asistoi në golin e katërt të shënuar nga Beshiktashi në fillim të pjesës së dytë për ta konfirmuar paraqitjen e tij të mirë.

Për Rashicën, ky ishte asistimi i dytë këtë sezon në 6 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa i pari në kampionat.

Bëhet e ditur se kjo paraqitje e Rashicës ka bindur trajnerin Sergen Yalcin që ta projektojë 29-vjeçarin startues edhe në duelin e radhës kundër Kocaelisporit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elon Berisha siç dihet nuk është më kryetrajner i klubit…