Rashica: Ka ardhur koha të fitojmë

11 qershor 2022 | 20:58

Përpara ndeshjes, në një konferencë për media, Milot Rashica, ka thanë se ekipi është gati dhe do të bëjnë gjithçka që ta fitojnë takimin e nesërm.

Ai tha se ndeshja nesër pritet të jetë e vështirë duke pasur një kundërshtar krejt tjetër prej ndeshjes së fundit me Irlandën e Veriut.

“Por, shpresoj që prej motivimit dhe gjërave të bukura që i kemi bërë ndeshjen e kaluar shpresojmë të na hyjnë në punë. Kemi luajtuar para pak ditëve me ta, i dimë pikat e dobëta dhe do ta bëjmë më të mirën”.

“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributi që ndikoi tek golat, besoj se ishte ndeshja më e mirë e imja në “Fadil Vokrri””, është shprehur Rashica, njofton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për mungesat që ka ekipi për shkak të lëndimeve por edhe kartonëve, por siç tha ai “i ka ardhur koha që ta bëjmë fitoren e parë kundër Greqisë”.

Sa i përket mungesave të tjera eventuale ka folur edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse.

“Është e qartë se deri më tani kemi pasur shumë probleme qoftë me lendime apo suspendime. Deri më tani këto kanë qenë mungesat dhe shpresoj të mos kemi probleme me mungesa në ndeshjet e radhës”.

“E vërteta është se ne jemi me këta lojtarë që kemi dhe kemi obligim që ta prezantojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Giresse, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se nesër Kosova do ta luaj ndeshjen e katërt në grup në kuadër të Ligës së Kombeve ku deri më tani ka dy fitore, ato përballë Qipros dhe Irlandës së Veriut dhe një humbje nga Greqia në “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë të…