
Rashica largohet nga Beshiktashi, mbetet në Turqi
14 maj 2025
| 15:00
Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Beshiktashit për sezonin e ardhshëm. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Rashica do të largohet nga Beshiktashi gjatë kësaj vere, pasi në klub nuk llogaritin në shërbimet e tij.
Mësohet se është trajneri Ole-Gunnar Solskjaer ai që nuk e ka përfshirë në planet e tij për sezonin 2025/26, duke i bërë me dije Rashicës se mund të largohet. Edhe pse Rashica do të largohet nga Beshiktashi, thuhet se ai do të mbetet pjesë e futbollit turk pasi një ekip nga Superliga tashmë ka nisur negociatat me futbollistin e Kosovës.
28-vjeçari është pjesë e Beshiktashit prej vitit 2023 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat.