Rashica në dyshim ndaj Lausannet

27 gusht 2025 | 15:54

Milot Rashica mund të mos përfshihet në listën e futbollistëve të Beshiktashit që do të ftohen për ndeshjen ndaj Lausannet.

Rashica nuk ka stërvitur të mërkurën me ekipin për shkak të lëndimit dhe mund të mos rikuperohet në kohë për këtë përballje të rëndësishme të Beshiktashit.

Beshiktashi, të enjten mbrëma luan në shtëpi ndeshjen e kthimit ndaj Lausannet në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Konferencës pas barazimit 1:1 në duelin e parë të luajtur javën e shkuar në Zvicër.

Madje, Rashica ishte shënues i golit për Beshiktashit në ndeshjen e parë dhe mbetet të shihet se a do të jetë pjesë e ekipit turk edhe për duelin e kthimit.

Gjithashtu, në dyshim mbetet edhe e ardhmja e Rashicës te skuadra turke, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Te Beshiktashi janë të gatshëm ta shesin sulmuesin e krahut, të cilin e kanë nxjerrë në shitje dhe e kanë njoftuar se nuk bën pjesë në planet e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Yusif Imanov (192 cm), është përforcimi më i ri…