Rashica titullar kundër Konyasporit

22 tetor 2025 | 13:19

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica do të kthehet në formacionin startues te skuadra e Beshiktashit për ndeshjen e shtyrë të xhiros së tretë të kampionatit të Turqisë.

Beshiktashi, sot prej orës 19:00 përballet në udhëtim me Konyasporin, ndeshje në të cilën Rashica do të aktivizohet prej minutës së parë, kanë raportuar mediumet turke.

Rashica nuk ka qenë startues në dy ndeshjet e fundit kampionale, me Galatasarayn e Genclerbirligin, duke u aktivizuar në total për 26 minuta.

Beshiktashi për ndeshjen me Konyasporin ka shtatë mungesa, ndërsa trajneri Sergen Yalcin ka vendosur ta aktivizojë Rashicën në krahun e djathtë të sulmit.

Deri më tani, futbollisti i Kosovës ka 5 paraqitje në kampionat kurse Beshiktashi renditet i shtati në tabelë me 13 pikë të mbledhura.

Rashica titullar kundër Konyasporit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës për medie në prag të ndeshjes ndaj Juventusit…