
Rashiqi del kundër vendimit të gjykatës për ‘Vidovdanin’
Nenad Rashiq, ministër në detyrë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka dalë kundër vendimin të Qeverisë së Kosovës dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilët i kanë rrëzuar Komunës së Graçanicës një vendim që për festën serbe të “Vidovdanit” të mbulojnë hapësirat publike me flamuj serbë, duke mos qenë festë zyrtare në Republikën e Kosovës.
“Në përputhje me Kushtetutën e zbatueshme të Republikës së Kosovës dhe legjislacionit përkatës, ne i kujtojmë publikut dhe të gjitha institucioneve përkatëse për të drejtat e garantuara të komunitetit serb, kur bëhet fjalë për përdorimin e veçorive të tij kombëtare përfshirë flamurin, gjuhën dhe simbolet e tjera të identitetit”.
“Ne i ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të respektojnë plotësisht garancitë kushtetuese dhe ligjore për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të këtyre të drejtave në praktikë, pa presion politik, diskriminim ose pengesa administrative. Respektimi për të drejtat e komunitetit serb për përdorimin e tipareve të tij nuk përfaqëson identitetin e askujt, por një konfirmim i angazhimit të Kosovës si një shoqëri demokratike bazuar në të drejtat njerëzore dhe të pakicave. Në interes të paqes dhe bashkëjetesës, ne presim një qasje konstruktive të të gjithë aktorëve dhe zbatimin e vazhdueshëm të ligjit”, ka shkruar Rashiqi, raporton “Kim”
Rashiqi ka kujtuar se gjuha serbe është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Kosovës.
“Bazuar në Ligjin nr. 02/L-37 për përdorimin e gjuhëve, serbishtja është gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Kosovës, e barabartë në përdorim me shqipen. Të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror janë të detyruara të mundësojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit serb në komunikim, dokumente dhe shenja publike”, ka shkruar Rashiqi.