Rashiqi kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

01 shtator 2025 | 13:34

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu ka thënë deputeti serb, Nenad Rashiq kur është pyetur se :a mendon që Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste”.

Rashiq, i cili ka provuar tri herë të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, por nuk ia arriti, ka thënë se “megjithë respektin për Dimal Bashën”, “ky i fundit nuk duhej ta shpallte konstituimin e Kuvendit”.

“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë konstituimin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Rashiqi për “T7”.

Ai ka thënë se beson që votimi i tij, nuk do të ishte kundërkushtetues.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së…