Rashiqi ‘nuk e di’ nëse do të jetë ministër në ‘Kurti 3’

12 janar 2026 | 13:33

Deputeti serb, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të propozuar nga Albin Kurti, në atë që pritet të quhet qeveria “Kurti 3”.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Rashiqi ka bërë me dije se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim apo bisedë me kryeministrin në detyrë lidhur me përfshirjen e tij në qeverinë e re.

“Ende nuk e di a do të jem ministër, nuk kemi pasur ndonjë bisedë me mandatarin për formimin e qeverisë deri në këtë moment”, ka deklaruar ai.

Rashiqi ishte propozuar edhe më herët për postin e ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit, si në propozimet e Kurtit, ashtu edhe në ato të Glauk Konjufcës.

I pyetur nëse mund të propozohet sërish për këtë pozitë, ai është shprehur me humor: “Nëse ndodh, atëherë është e treta e vërteta”.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiqi ka marrë 3 851 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Rexhep Mala…