
Rashiqi: Pozita e nënkryetarit nuk varet prej meje
10 tetor 2025
| 11:06
Deputeti serb Nenad Rashiq, nuk është shprehur shumë optimist që do t’i marrë votat për nënkryetar të Kuvendit.
Ai ka thënë se nuk varet prej tij kjo pozitë në Kuvend.
“Nuk varet prej meje. Nëse vjen radha ime dhe nëse votojnë për mua unë normalisht që e marr detyrën. Nëse Lista Serbe i shpenzon kandidatët e saj, e nëse vjen radha ime do të shohim”, ka thënë Rashiq para medieve para nisjes së seancës.