
Rashiqi thotë se nuk e di nëse do të kandidojë sërish për nënkryetar të Kuvendit
02 tetor 2025
| 12:23
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk e di ende nëse do të garojë sërish për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kjo varet nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të publikohet së shpejti.
Në një intervistë për “RTV21”, Rashiqi ka thënë se nëse gjykata thotë se propozimi i takon vetëm Listes Serbe, ai do të tërhiqet.
“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e gjykatës”, ka thënë Rashiqi.