Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiqi zgjidhet nënkryetar serb

10 tetor 2025 | 12:02

Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit.

Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.

Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.

Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar që…