Rashit Qalaj: Nën urdhrin direkt të Sveçlës IPK ka shkuar në Mitrovicë për të intervistuar policët

10 nëntor 2025 | 22:21

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është deklaruar lidhur me ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë dhe lidhur me këtë proces ai tha se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me urdhër të Sveçlës ka shkuar në Mitrovicë për t’i intervistuar hetuesit dhe policët e Forenzikës.

Qalaj pohoi se IPK po tejkalon autorizimet e tij.

“Është shumë shqetësuese që IPK nën urdhërin direkt të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Mitrovicë për të intervistuar hetuesit dhe policët e Forenzikës të cilët janë duke dokumentuar me fakte të gjitha shkeljet që janë duke ndodhë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë”, tha Qalaj në Pressing.

“Është e papranueshme që ata që duhet të kujdesen që procesi i numërimit të qartësohet, të hetohen apo të parandalohen të mos hetojnë shkeljet që janë bë atje”, shtoi Qalaj.

Sipas tiij, IPK është duke tejkaluar autorizimet dhe është duke bërë një veprim të kundërligjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Adil Behramaj ka reaguar lidhur me parregullsitë e…