Rashiti i PDK-së: Zhegra nuk i harron ata që premtuan, mashtruan dhe dështuan

06 shtator 2025 | 00:37

Ata që e keqpërdorën besimin qytetar dhe që për katër vite nuk realizuan asnjë projekt për Zhegrën, do ta marrin përgjigjen e merituar më 12 tetor.

Katër vite mashtruan me ndërtimin e palestrës së sporteve, e shuan në heshtje klubin e hendbollit “Zhegra”, e harruan fushën sportive të shkollës “Agim Ramadani”, rrugët e Zhegrës mbetën në baltë ndërsa kilometra asfalt u shtruan para vilave të pushtetit në kodrat malore.
Asnjë urë, asnjë kanalizim, asnjë trotuar, asnjë dritë për Zhegër.

Por Zhegra nuk fal më. Këtë herë zëri i qytetarëve përmes votës do të jetë shumë i qartë: mjaft me dështime, mjaft me mashtrime.

Me PDK-në në qeverisje, Zhegra nuk do të injorohet kurrë më. Çdo projekt i nisur do të përfundohet, çdo premtim do të mbahet. Ne jemi të dëshmuar me punë dhe vepra, jo me fjalë boshe.

Për Gjilanin #Mamirë me Riad Rashitin kryetar
Për Zhegrën #Mamirë me Burhan Isufin në Kuvendin Komunal.

Për #Mamirë #NaDuheshEdheTi
#PDK191

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…