Rashiti thotë se nuk arsyetohet emërimi i partiakëve në administratë shtetërore

14 gusht 2025 | 11:10

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka kritikuar qeverinë në detyrë për emërime partive në pozita të larta publike.

Duke aluduar në emërimin e djeshme të drejtorit të ATK-së, i cili ka qenë ish-kandidat i LV-së për deputet, ai ka thënë se veprime e tilla nuk arsyetohen.

Rashiti ka shkruar në “Facebook” se emërimi i militanteve partia në pozita të larta publike është bërë i mundu përmes ndryshimeve ligjore ne kundërshtim me vlerat dhe kriteret e karrierës.

“Në vitet pas pavarësisë edhe janë bërë emërime politike e nepotike….Nuk arsyetohet, por ka pasur njerëz pak në sistem. Por ne vitin 2025, assesi nuk arsyetohet emërimi i partiakeve e jo-kompetenteve në administratë dhe pozita menaxheriale. Kjo është bërë e mundur përmes ndryshimeve ligjore në kundërshtim me vlerat dhe kriteret e karrierës. Logjika e shëndoshë do të thoshte se qeveritë në vitin 2025 do ta bënin shumë më mirë se në vitin 2010-12-16-18-20, etj. Qeverisja dhe llogaridhënia do të ishte dashur të avancohej nga një qeveri të tjetra. Kjo do të ishte përparim…”, ka shkruar Rashiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të…