
Rashiti: Urgjent, riorganizim i prezencës policore në kufi para se të bëhet vonë
14 qershor 2023
| 15:58
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti ka reaguar ndaj kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
“Njësitë speciale duhet të jenë të vendosura në kufi e gjatë kufirit jo në qyteza…….riorganizimi urgjent i prezencës policore para se të bëhet vonë…”, ka shkruar në “Facebook” Rashiti.