
Rashkaj grumbullohet me Kosovën
31 gusht 2020
| 14:45
Përfaqësueses së Kosovës në futboll sot (e hënë) do t’i bashkohet edhe futbollisti Anel Rashkaj, i cili paraprakisht ishte në listën rezervë të përzgjedhësit Bernard Challandes.
Ndërkohë, tashmë ka filluar ardhja e futbollistëve “dardanë”, të cilët sonte në orën 19:00 do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për shkak të gjendjes së pandemisë stërvitja është e mbyllur.