Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK-së

22 shkurt 2021 | 22:00

I zhgënjyer me performancën e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit është edhe Rasim Selmanaj. Si pasojë, ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie. Lajmin e ka konfirmuar vet Selmanaj.

“Po është e vërtetë se jam dorëhequr nga të gjitha strukturat e AAK-se. Tash jam vetëm anëtar.

Dorëheqja ime vjen si pasojë e rezultat të dobët në zgjedhjet e përgjithshme të AAK-së”, ka deklaruar ai.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u riradhitë në vendin e katërt me 7.57 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova ka treguar arsyet…