Raste e reja të infektimit me Covid janë nga këto komuna

03 mars 2021 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të vdekjes nga Covid-19, 568 raste të reja të infektimit dhe janë shëruar 295 pacientë.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, me 233 raste të reja të infektimit me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…