
Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë janë nga këto komuna
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sonte edhe për 11 raste të reja me Covid-19 dhe për dy raste të shëruara.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), Komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 895 raste me Covid-19, 657 raste janë shëruar, ndërkaq 28 pacientë kanë vdekur.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të kësaj pandemie.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 11 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.236.625 raste të Covid-19 dhe 286.006 raste të vdekjes.
(Qendresa Rama / Epoka e re)