
Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna
15 prill 2021
| 15:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 599 rastet e reja me Covid janë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan”, ka njoftuar IKShPK-ja.