Rasti Charlie Kirk, Babai, Xhaxhai: Si e shtyu familja Tylerin të rrëfehej

14 shtator 2025 | 19:33

Rikonstruksionet e orëve të fundit të Tyler Robinson, 22-vjeçarit që qëlloi Charlie Kirk dhe u dorëzua të premten, janë kontradiktore. i vetmi element i sigurt duket të jetë roli i babait të tij, Matt, i cili e shtyu atë të dorëzohej te forcat e rendit.

Fillimisht, disa media amerikane ofruan një version sipas të cilit ishte vetë babai ai që e njohu të birin në imazhet e sulmuesit të kapura nga kamerat e mbikëqyrjes pranë Universitetit të Luginës së Utah-it dhe të publikuara nga FBI-ja dhe autoritetet lokale. “Je ti ky? A të ngjan ky person?” thuhet se i tha ai Tyler-it, sipas një burimi të forcave të rendit të përfshirë në hetim i tha CNN-së. i njëjti burim shpjegoi më vonë se vrasësi i rrëfeu babait të tij se kishte sulmuar aktivistin konservator, por më pas u bind të kontaktonte një pastor. Një mik i familjes informoi Zyrën e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit. Media të tjera thonë se ishte babai ai që foli me një figurë fetare.

Ndërkohë, Wall Street Journal foli me Clinton Robinson, xhaxhain e Tylerit, i cili pretendoi se ishte ai që e njohu nipin e tij dhe e informoi Mattin: “Mendova se i ngjante Tylerit. Me sa duket, po. Nuk kam asnjë ide pse e bëri këtë.” Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, më vonë falënderoi familjen që “kishte bërë gjënë e duhur”. Cox deklaroi gjithashtu se, ndërsa kërkimi ishte në zhvillim e sipër, një i afërm i Robinson kontaktoi një mik të familjes, i cili i tha zyrës së sherifit se 22-vjeçari kishte rrëfyer vrasjen ose kishte lënë të kuptohej disi se e kishte kryer atë. Nuk dolën detaje të mëtejshme rreth rolit të babait nga versioni i policisë, i cili thjesht shpjegoi se ai ishte i përfshirë në arrestim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Beke Berisha, ka…