
Rasti i 11-vjeçares, vjen edhe një dorëheqje
31 gusht 2022
| 12:52
Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Korrektueses i Kosovës (ShKK).
“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.
Kujtojmë se dje ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i policisë, Samedin Mehmeti.