Rasti i liderëve të UÇK-së, mbrojtja dhe prokuroria kërkojnë kohë deri më 30 janar për dorëzimin e dosjes, fjalët finale në mars
Prokuroria dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së kanë theksuar se duan që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 30 janar. “Siç kemi parashikuar, është kërkuar afat deri më 30 janar 2026. Kjo kërkesë është e arsyeshme, pasi gjatë gjithë procesit gjyqësor janë pranuar provat e zgjidhur problemet, duke pasur parasysh se palët do të bëjnë parashtrime në përfundim të procesit. Dosjet përfundimtare na japin këtë mundësi. Duhet parashikuar një kohë e konsiderueshme për përpunimin e dosjeve përfundimtare gjyqësore”, ka thënë prokurori James Pache.
Me këtë deklaratë të prokurorit janë pajtuar edhe avokatët.
Ndërkohë është theksuar se fjalët finale do të mbahen 45 ditë pas dorëzimit të dosjeve finale.
Kjo i bie që fjalët finale të thuhen në mars. “Kjo është paraprake, sa iu takon deklaratave përmbyllëse, është 20 ditë pas dosjes përfundimtare, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, nëse ka pasur apo ajo përgjigje me shkrim, propozojmë që deklaratat përmbyllëse t’i mbajmë jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i dosjes përfundimtare”, ka thënë Pache.
Njëjtë është shprehur edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq.
“Prioritet duhet të jetë dorëzimi i dosjes përfundimtare. Do të kërkojmë një seancë të plotë për mbrojtjen e Thaçit për t’i paraqitur parashtrimet e fundit përfundimtare”, ka thënë Misetiq.



