Rasti i Liridona Ademajt, Naim Murselit i shfaqen pamjet e takimit me Granit Plaven (VIDEO)
22 dhjetor 2025
| 10:26
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur tashmë seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në këtë seanë ka nisur paraqitja e provave nga kamerat, ku shihet Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, si njëri ndër të akuzuarit për planifikim të vrasjes së saj, teksa shikon me vëmendje pamjet që shfaqen në kamera, teksa tregohet takimi i tij me Granit Plaven, i akuzuar tjetër për vrasjen e Liridonës.
Pamjet janë të ditës tragjike ku u vra Liridona Ademaj.



