
Rasti i Mozzik, reagon sërish Getinjo: Turp një kabinet komplet …
Pas polemikave të fundit lidhur me orën luksoze dhe akuzat që Mozzik bëri ndaj Vetëvendosjes, ka reaguar edhe vëllai i tij, reperi Getinjo.
Ai ka përdorur rrjetet sociale për të mbështetur atë, duke folur për presionin dhe situatat e vështira që përjetojnë artistët.
Getinjo thekson se shumë persona mund të bëjnë lojëra apo shaka me të tjerët në internet, por vlerësimi i përpjekjeve dhe respekti ndaj artistëve nuk duhet të cenohet.
Foto: Instagram
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Euforik dhe shumë të ngutshëm secili nëpër faqe dhe portale interneti. Por asnjëri nuk e di hallin e tjetrit dhe presionin e tjetrit. Krejt mundeni të bëni hajgare me secilin, por ne nuk bëjmë hajgare me veten as edhe një herë.
Marre një kabinet komplet dhe një ministri me u marr me një artist të muzikës një djalë të ri që krejt paratë i ka bërë me punë dhe me fakte bankare e letra origjinale.
Shteti është baza e çdo qytetari, ne e duam shtetin, por janë disa persona që pozita i bën me mendu që janë Zot haha eh që nuk janë bre valla.
Zoti ju ruajt të dashur njerëz, punoni dhe kurrë mos u ndalni edhe mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”.