Rasti i njehsorëve, Azemi jep dëshminë në polici dhe kërkon kompensimin e qytetarëve
07 prill 2026
| 11:07
Sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se sot është ftuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për të paraqitur dëshmitë që i ka mbledhur në lidhje me rastin e njëhsorëve të energjisë elektrike.
Ai tha se është duke dhënë deklaratën e tij si dëshmitar dhe shpreson që rasti të marrë një zgjidhje të merituar.
“Kërkoj të bëhet hetim i pavarur, të tregohet se sa i madh është ky skandal. Paratë e vjedhura, të kthehen tek qytetarët’’, ka theksuar Visar Azemi, pas dorëzimit të dëshmive në Policinë e Kosovës, lidhur me skandalin e njehsorëve elektrik.



