Rasti i vdekjes së Astrit Deharit, avokati Gashi i shkruan letër prokurorit të rastit

14 gusht 2025 | 13:42

Avokati Tomë Gashi sërish ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Shtetit rreth hetimit për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në cilësinë e avokatit të familjes, ai dje i ka shkruar letër prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu, duke i kërkuar informacione rreth hetimeve.

Gashi është shprehur i bindur se Astrit Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Më 5 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren është vrarë studenti i Universitetit të Prishtinës, së Fakultetit të Mjekësisë dhe njëkohësisht aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Sot janë bërë 8 vite e nëntë muaj (3204 ditë) nga vrasja e tij dhe prokuroria ende nuk ka identifikuar vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata qe pe fshehin vrasjen e Astritit. Në këtë rast, për 8 vite e nëntë muaj kanë qenë të angazhuar 7 prokurorë dhe ende drejtësi nuk ka”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka të drejtë…