Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, ndajmë dhimbjen me ju

16 prill 2026 | 16:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka theksuar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PrishtinaTicket njofton se fluturimet në linjën Prishtinë – Basel –…