Raudondvaris Hoptrans triumfon në FIBA 3×3 Challenger Prishtina 2025

21 korrik 2025 | 00:52

Skuadra nga Lituania ka triumfuar në FIBA 3×3 Challenger Prishtina 2025, ku për dy ditë radhazi në kryeqytet është zhvilluar spektakël i basketbollit 3×3.

Pas shumë ndeshjeve interesante, Raudondvaris Hoptrans në finale fitoi ndaj Valencias me shifrat 21:12.

Aurelijus Pukelis është shpallur MVP në kryeqytet.

Dy skuadrat finaliste si dhe vendi i tretë u kualifikuan në WT Lausanne më 15-16 gusht si pjesë FIBA 3×3 World Tour 2025.

Fituesi u shpërblye me 20 mijë euro, vendi i dytë me 15 mijë, i treti me 11 mijë, i katërti me 8 mijë dhe i pesti me 6 mijë.

Turneu u organizua nga Prishtina 3×3, në përkrahje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Për dy ditë me radhë kishte spektakël të basketbollit 3×3, e po ashtu edhe muzikë, shpërblime dhe shumë befasi për të pranishmit që ishin në numër të madh për dy ditët e fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ceremoninë e organizuar në Palestrën Jane Sandanski të Shkupit…