Rauli rrezikon deri katër vjet burg

23 korrik 2019 | 13:01

228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Raul Gonzalez, 42 vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për t’u marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për t’i shlyer detyrimet. Një shoqëri me emrin Aurantia pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej  7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raulit në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vjet burg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Koretinit pas marrëveshjes me trajnerin Emin Bajrami, ka…