Raundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

27 tetor 2025 | 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç ka njoftuar KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban: udhëzuesin si të votohet, fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të cilat…