Raundi i dytë në 18 komuna, kush dhe me kë nga partitë politike garojnë në balotazh?

21 tetor 2025 | 13:29

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura përmes postës nga diaspora. Këto fletëvotime janë dërguar nga 22 shtete të ndryshme.

Ndërkohë, pritet të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të deritanishme, 18 komuna do të shkojnë në balotazh, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Ndërkaq, në komunat Suharekë, Junik dhe Klinë, në balotazh do të garojnë AAK-ja dhe LDK-ja, ndërsa në komunat Gjakovë dhe Rahovec, gara do të zhvillohet mes AAK-së dhe LV-së.

Po ashtu, në Dragash në balotazh do të përballen LDK-ja dhe PDK-ja.

Në gjashtë komuna: Fushë-Kosovë, Pejë, Obiliq, Gjilan, Prishtinë dhe Viti, gara do të zhvillohet mes LDK-së dhe LV-së.

Ndërsa gara ndërmjet PDK-së dhe LV-së do të zhvillohet në katër komuna: Vushtrri, Prizren, Mitrovicë dhe Kaçanik.

Sa i përket subjekteve politike që do të garojnë në balotazh: Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, Partia e Turqve të Kosovës (KTDP) në një komunë, Iniciativa e Qytetarëve MHH në një komunë, Lista Serbe (LS) në një komunë, Partia Serbe SNS në një komunë.

Ndryshe, në 20 komuna zgjedhjet janë përmbyllur pa nevojën për raund të dytë. /Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e…