Raundi i pestë i negociatave bërthamore, Irani dhe ShBA-ja përballen në Romë

23 maj 2025 | 08:48

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të përplasen sërish të premten në Romë, ku do të mbahet rundi i pestë i negociatave për programin bërthamor iranian.

Përfaqësuesit amerikanë, Steve Witkoff dhe Michael Anton, do të marrin pjesë në bisedime, ndërsa pala iraniane është e përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, i cili ka bërë të qartë se pasurimi i uraniumit është vijë e kuqe për Teheranin.

“Pa pasurim, nuk ka marrëveshje”, ka deklaruar prerazi Araghchi, duke i bërë të qarta vijat e kuqe të Iranit në këtë proces.

Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë këmbëngulin se çdo marrëveshje që do të çojë në lehtësimin e sanksioneve nuk mund të lejojë Iranin të vazhdojë me pasurimin e uraniumit – një pikë që mbetet thelbësore në kundërshtitë mes palëve.

Edhe pse nuk është bërë publik vendndodhja e saktë e takimit, burime diplomatike thonë se negociatat mund të mbahen sërish në ambasadën e Omanit në Romë, ashtu si në rundin e mëparshëm.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, vazhdon të mbajë rolin e ndërmjetësuesit kryesor, në përpjekje për të afruar qëndrimet e të dyja palëve në një marrëveshje që synon kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes graduale të disa sanksioneve amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së…