RB Leipzig në garë për Ten Hagen

11 prill 2022 | 16:15

RB Leipzig raportohet se është duke bërë përpjekje për të rrëmbyer objektivin e Manchester United për të emëruar trajnerin e Ajaxit Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Është raportuar shumë ditëve të fundit se 52-vjeçari ka mposhtur konkurrencën e Mauricio Pochettinos për t’u bërë trajner i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, pasi periudha e përkohshme e trajnerit Ralf Rangnick përfundon në verë.

Megjithatë, sipas “The Telegraph”, skuadra e Bundesligës thuhet se ka bërë lëvizje për ta sjellë holandezin në Gjermani në fund të sezonit.

Vonesat e konfirmimit të lëvizjes së Ten Hag në Angli thuhet se kanë irrituar drejtuesit e Ajaxit dhe Leipzigu po përpiqët të përfitojë nga një kolaps eventual i këtij operacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kolonë e tankeve ruse u shkatërrua nga forcat ukrainase…