RDK anëtarësohet në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC)

18 prill 2026 | 16:46

Rinia Demokratike e Kosovës është pranuar me shumicë votash si anëtare e asociuar në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC), gjatë Kongresit Pranveror 2026.

Në këtë kongres që përkon me shënimin e 50-vjetorit të themelimit të LYMEC, RDK u përfaqësua nga Trim Syla, kryetari RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin e RDK-së për forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve në politikë dhe avancimin e integrimit europian.

Anëtarësimi në LYMEC përbën një hap të rëndësishëm për RDK-në duke hapur rrugë për bashkëpunim më të gjerë dhe përfaqësim më të madh në arenën politike europiane, si dhe për PDK-në si anëtare e rrjeteve të partive liberale në Ballkan, Europë dhe botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti  Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi…