Reagim i PDK-së në Lipjan: Pushteti në ikje, masivisht në keqpërdorim të burimeve publike

09 tetor 2025 | 22:28

Të gjithë po e shohim qartë panikën që e ka kapluar Kryetarin në ikje dhe ekipin e tij. Përballë humbjes së sigurt, ata kanë nisur keqpërdorimin masiv të burimeve publike, duke u përpjekur me çdo mjet të shpëtojnë pushtetin që po u rrëshqet nga duart.

Në ditët e fundit, zyrtarë komunalë, të prirë nga Kryetari në ikje, po përfshihen në aktivitete të manipulimit politik. Në disa raste, në emër të organizatave humanitare, po shpërndahen pako ndihmash për të blerë ndërgjegjen e qytetarëve tanë.

Këto janë veprime të ulëta që fyejnë dinjitetin e lipjanasve dhe shkelin çdo normë të drejtësisë dhe barazisë zgjedhore.

Po ashtu, “gjoja” fillimi i punimeve për  lagjen e kategorive të dala nga lufta , edhe pse dyshohet se një projekt i tillë nuk ka as leje ndërtimi, është gënjeshtra e radhës nga Kryetari në ikje.

Një përpjekje e dëshpëruar për të manipuluar opinionin publik dhe për të keqpërdorur gjendjen e vështirë materiale të familjeve që i përkasin kategorive të dala nga lufta.

Ky është fyerje e rëndë ndaj sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit!

Madje, Kryetarit në ikje i ra në mend vetëm tri ditë para zgjedhjeve të bëjë përurime dhe fotografi propagandistike, duke tentuar të fshehë dështimet e një mandati plot paaftësi, mungesë transparence dhe neglizhencë ndaj qytetarëve.

Por qytetarët e Lipjanit nuk mashtrohen më!

Lipjani meriton shumë më tepër.

Meriton qeverisje që punon për njerëzit, jo për interesat e ngushta të një grupi të vogël.

Meriton ndershmëri, zhvillim, llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë.

Koha e tyre ka përfunduar.

Tani është koha jonë.

Koha e Lipjanit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh, analisti…