Reagim nga Hisen Berisha: Struktura nën ndikimin e BIA-s po manipulojnë publikun duke më ndryshuar përmbajtjen e deklaratave të mia

14 tetor 2025 | 14:10

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka bërë një reagim publik në lidhje me manipulimin që po i bëhet ndaj deklaratave të tij, e të cilat po montohen me foto të tij.

Berisha ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” një shkrim për zgjedhjet lokale me titullin: “Rënia e Kurtit dhe Vetëvendosjes është fakt, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se rënia e Kurtit dhe e Vetëvendosjes është e pandalshme”.

Ai thotë se megjithatë disa struktura të errëta dhe të dyshimta, argat, që veprojnë nën ndikimin dhe mbikëqyrjen e Shërbimit Sekret Serb (BIA), kanë tentuar të manipulojnë publikun duke montuar fotografinë e postimit origjinal dhe duke ndryshuar përmbajtjen e tekstit tim politik, me këtë përmbajtje:

“Fitorja e Kurtit dhe Vetëvendosjes është fakt, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se fitorja e Kurtit dhe e Vetëvendosjes është e pandalshme”.

Gjenerali Hisen Berisha ka theksuar se ky është akt klasik i propagandës hibride, që synon të deformojë fjalën publike, të krijojë konfuzion dhe të sulmojë zërat kritikë ndaj pushtetit të korruptuar dhe të kapur nga interesa të jashtme.

“Tentime të tilla janë të koordinuara dhe të njohura në skenën e propagandës politike, ku rrjetet e infiltrimit mediatik përpiqen të zhbëjnë çdo zë opozitar institucional e kombëtar. U bëj thirrje mediave serioze, institucioneve të sigurisë dhe qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të orkestruara nga strukturat e BIA-s dhe rrjeteve të tyre në Kosovë. E vërteta është e qartë dhe publike – deklarata ime është publikuar korrekt nga burimi origjinal dhe mbetet e pandryshuar. Asnjë montazh, asnjë mashtrim i paguar nuk mund ta zbehë faktin se rënia e Kurtit dhe e Vetëvendosjes është fakt politik – dhe se koha për zgjedhje të reja nacionale është tani, jo nesër”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i institutit “Octopus”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim…