Reagimi i Mullerit pas largimit nga Kombëtarja

07 mars 13:02

Thomas Muller ka mbetur i tronditur nga vendimi i Joachim Lowit për të lënë jashtë Kombëtares së Gjermanisë atë së bashku me Mats Hummelsin dhe Jerome Boatengun.

29-vjeçari Muller është i bindur se të larguarit nga Kombëtarja gjermane ende kanë potencial që të luajnë në nivele të larta.

“Unë jam i tronditur nga vendimi i trajnerit të kombëtares, por sa më shumë që po e mendoj, aq më shumë po zemërohem. Nuk kam kohë për këtë vendim që është marrë për mua. Mats, Jerome dhe unë mund të luajmë ende në futbollin e nivelit më të lartë. Ne kemi qenë me ekipin kombëtar tash e një kohë të gjatë dhe kemi arritur shumë suksese gjatë viteve të fundit. Dhe, pastaj, pasi na u dha ky vendim, deklaratat e parapërgatitura nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe presidentit të kësaj federata iu dhanë medieve. Nuk u treguan aspak të mirë dhe aspak mirënjohës”, ka thënë Muller. “Ata që më njohin e dinë se jam luftëtar. Do ta shikoj të ardhmen. Me Bayernin, ne e kemi një sezon emocionues përpara nesh dhe jemi në garë për tre tituj. Me këtë, dua të them vetëm edhe një gjë: Ndeshja s’ka përfunduar”, ka deklaruar Muller.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…