
Reagimi i parë i Starmer pas incidentit në Liverpool: Ngjarje e tmerrshme
26 maj 2025
| 22:03
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka përshkruar atë që ka ndodhur në Liverpool si “të tmerrshme”.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë plagosur ose prekur”, tha ai.
“Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës”.
Starmer thotë se po mbahet i informuar mbi zhvillimet e fundit.