
Reagimi interesant i trajnerit të Zvicrës pas pyetjes për shqiptarët në kombëtare
07 qershor 2024
| 15:27
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin në një konferencë për media iu adresua çështjes së futbollistëve shqiptarë në kombëtare. Gazetari Jozo Brica nga formati komedian “Studio 404” e pyeti Yakinin nëse Kombëtarja e Zvicrës është tani “aq shqiptare sa duhet” dhe përgjigja e trajnerit turk ishte se gjuha shqipe do të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër.
“Në një pikë, gjuha shqipe do të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër. Unë nuk bëj asnjë dallim. Unë vetë jam rritur me kombësi të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë të mirë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Në karrierën time si trajner, gjithmonë kam pasur kultura të ndryshme”, ka thënë Yakin.