Reagojnë Haklajt e Tropojës për vrasjen e Qerim Kelmendit

28 shkurt 2020 | 12:50

Për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi ka reaguar edhe motra e vëllezërve Haklajve të Tropojës, Zylfije Haklaj.

“Ngushëllime për Qerim Kelmendin! Zoti ju forcoftë për të përballuar ketë dhimbje të madhe. Pushoftë në paqe Qerim Kelmendi. Lavdi jetës dhe veprës tij heroike, do të jetë i pavdekshëm”, ka shkruar Haklaj.

Këshilli Organizues i OVL-UÇK-së në Pejë ka njoftuar se varrimi ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi – Dema do të bëhet nesër, në orën 15:00, në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.

Ndërkaq prej orës 13:00 deri në orën 14:00 do të bëhen homazhe në qendër të qytetit Pejë në sheshin Shkëlzen Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vazhduar me shkarkimin e bordeve. Sot…