Reagon Behramaj | Prokurori Peci paska thënë: Grahni, se nuk është asgjë, gabime me numra serikë
10 nëntor 2025
| 22:18
Analisti politik Adil Behramaj ka reaguar lidhur me parregullsitë e raportuara në procesin zgjedhor, duke theksuar shqetësimin për integritetin e votës.
Ai ka thënë se dhjetëra fletëvotime po gjenden me numra serikë të parregullt, ndërsa disa prej tyre kanë destinacion vendvotime të tjera, por po përfundojnë në lokacione të ndryshme.
“Si mund të garantohet integriteti i votës, kur nuk garantohet as integriteti i vetë fletëvotimit?”, ka pyetur Behramaj, duke ngritur dyshime mbi transparencën dhe korrektësinë e procesit zgjedhor.



