
Reagon deputetja e PDK-së për bastisjet e EULEX-it në shtëpinë e Thaçit dhe të Veselit
06 nëntor 2020
| 09:55
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar për bastisjet e EULEX-it në shtëpinë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.
Musliu ka thënë se provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot, raporton “Epoka e re”.
“E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar! Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar deputetja Musliu.