
Reagon Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Jakup Krasniqit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të bastisjes nga policia e EULEX-it në shtëpinë e Jakup Krasniqit , kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-zëdhënës i UÇK-së.
Ai ka theksuar se këto bastisje janë shqetësuese, pasi që sipas tij nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike.
“Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor. Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.