
Reagon Imer Mushkolaj: Gjykata Supreme nuk po e pengon digjitalizimin e bizneseve, por po e pengon paligjshmërinë
15 korrik 2025
| 19:55
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve por po pengon paligjshmërinë.
Ai ka thënë se deputeti Hekuran Murati ka pasur kohë katër vite që të nxjerrë udhëzimin administrative dhe se tani po përpiqet që të manipulojë.
Reagimi i tij:
Gjykata Supreme nuk po e pengon digjitalizimin e bizneseve, por po e pengon paligjshmërinë nëpërmjet formulës “edhe ministër, edhe deputet”. Hekuran Murati ka pasë kohë katër vjet me u marrë me këtë punë, por e ka lënë ta nxjerrë udhëzimin administrativ pas përfundimit të mandatit. Tash përpiqet të manipulojë.