Reagon kryetari i Transportit Rrugor: Turp çka po ndodh në kufirin me Shqipërinë

01 qershor 2020 | 15:38

Kolona të gjatë janë tash gjatë tërë ditës në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët nga të dy anët kanë vërshuar të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës që ta hapen kufijtë tokësorë.

Por, për shkak të menaxhimit jo të mirë të pikës kufitare nga ana e Kosovës, janë krijuar kolona deri në tre kilometra të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë mësyer Kosovën.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh në kufi, ngase, sipas tij, qytetarët e Shqipërisë, nuk po lejohen të futen në Kosovë.

Për shkak të kësaj, ata janë detyruar të kthehen mbrapsht në Shqipëri. “Qytetarët e Shqipërisë nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë. Qytetarët e të dy vendeve nuk i ka ndalur as lufta, e nuk mund t’i ndajë askush”, ka thënë Kurtishaj në një prononcim për “Scanner”.

Ai ka thënë se kufiri është i bllokuar dhe kolona kalon në 3 km, ndërsa, sipas tij,  është vetëm një doktor, që kryen procedurat e ekzaminimit shëndetësor nga ana e Kosovës./GazetaScaner

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë…