Reagon OVLUÇK-ja për marrëveshjen e arritur në Bruksel
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina.
Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur.
Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.
Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve.



