Reagon PDK: Është jo etike diskutimi për postin e presidentit të shtetit

12 gusht 2020 | 21:52

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të AAK-së që kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës, duke thënë se çdo diskutimi për postin e të parit të shtetit, duke e pasur presidentin me mandat të plotë, është jo etik.

Ai në një postim në Facebook ka komentuar kalkulimet e partive të koalicionit qeverisës, me kërkesë për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm, duke thënë se një gjë e tillë tregon për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen ato dhe dëshmi e mosbesimit të thellë që kanë qytetarët ndaj tyre.

“Çfarëdo diskutimi për postin e presidentit të shtetit, duke e pasur presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është jo etik, thënë më së buti. Aq më shumë, nëse pjesë e këtyre planeve është edhe çështja e akuzave potenciale nga Dhomat e Specializuara. Kërkesa e jonë për koalicionin qeverisës është që të merren më pak me fjalë e më shumë me punë, sepse deri tash s’kanë qenë në gjendje ta përmbushin as minimumin e përgjegjësive që i kanë marrë. PDK ka shprehur qëndrimet dhe vizionin e vet që nga 6 tetori dhe deri tash asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka humbur jetën edhe personi i dytë që mbeti i…